Ministri i Brendshëm, Taulant Balla është shpehur se formulari i vetëdeklarimit do të përsëritet përsëri.
Gjatë fjalës së tij në një prononcim për mediat, ministri Balla ka deklaruar se së shpejti do të shtohen edhe dy aplikacione të tjera përveç “Sky ECC” dhe “EncroChat” për të cilët punonjësit e policisë do të duhet të deklarojnë nëse kanë pasur ose jo llogari në këto shërbime.
Taulant Balla: Edhe formulari i vetëdeklarimit që ka vendosur AMP, me kërkesën time është mundësi që çdo punonjës policie të vetëdeklarojë nëse ka pasur llogari në këto lloj shërbimesh.
Të kesh akses në një shërbim të tillë, e para është një shërbim i kushtueshëm me një qira mujore më të lartë se paga e punonjësit të policisë dhe ta përballojë një shpenzim të tillë me atë pagë është e pamundur.
Do të informoheni dhe për 2 shërbime të tjera, për të cilat do të bashkërendojmë me EUROPOL-in në ditët dhe në javët në vijim. Unë do të jem në vizitë në Janar me EUROPOL-in dhe për 2 aplikacione të tjera.
Formulari do të duhet të ripërsëritet përsëri dhe për 2 aplikacione të reja.
Mos u shqetësoni, procesi i vetëpastrimit në polici ecën përpara.
Kush e ka ndarë mendjen të punonjë me ndershmëri, do të vazhdojë të jetë pjesë e Policisë së Shtetit. Kush i ka shërbyer interesave të krimit, duhet të largohet dhe të përballet me drejtësinë./tvklan.al
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...