Një operacion anti-drogë ka çuar në sekuestrimin e rreth 500 kg kanabisi në Vlorë. Operacioni është zhvilluar gjatë natës në fshatin ‘3-Vllazër’, ku janë kapur 30 pako me kanabis.
Një operacion anti-drogë ka çuar në sekuestrimin e rreth 500 kg kanabisi në Vlorë. Operacioni është zhvilluar gjatë natës në fshatin ‘3-Vllazër’, ku policia ka ndaluar një fugon të mbushur me kanabis, i cili ishte gati për trafikim. Gjatë operacionit janë arrestuar 7 persona, ndërsa kanë marrë pjesë edhe forcat RENEA.
Në një dalje publike Drejtoria Vendore Policisë se Vlorës, bërë me dije se në kuadër të operacionit të koduar “RESET” pjesë e operacionit kombëtar “Tempulli” rezultoi në kapjen e një sasi e madhe droge, e cila do të transportohej në Turqi.
Nga hetimet intensive të kryera në kuadër të këtij operacioni rezultoi se këta shtetas vepronin në mënyrë të organizuar, për të trafikuar lëndë narkotike cannabis sativa, drejt shtetit turk, nëpërmjet rrugëve detare
Këta shtetas kishin përpunuar dhe ambalazhuar lëndën narkotike në magazinën e 2 vëllezërve Idriz Meminaj dhe Romir Meminaj, dhe më pas, me automjetin e drejtuar nga shtetasi Nertin Gjoni, po e transportonin në afërsi të vijës ujore, për ta transportuar më pas me rrugë detare, drejt Turqisë.
Te arrestuarit:
1-Idriz Meminaj, 39 vjeç, banues në fshatin Trevllazër;
2-Romir Meminaj, 49 vjeç, banues në fshatin Trevllazër;
3-Emanuel Meminaj, 22 vjeç, banues në fshatin Trevllazër;
4-Nertin Gjoni, 39 vjeç, banues në fshatin Babicë;
5-Xhuljano Gjoni, 30 vjeç, banues në fshatin Babicë.
Në vijim të operacionit u ndaluan shtetasit:
6-Laurent Likaj, 37 vjeç, banues në Vlorë;
7-Altin Meçi, 50 vjeç, banues në Patos.
“Këta shtetas kishin përpunuar dhe ambalazhuar lëndën narkotike në magazinën e 2 vëllezërve Idriz Meminaj dhe Romir Meminaj, dhe më pas, me automjetin e drejtuar nga shtetasi Nertin Gjoni, po e transportonin në afërsi të vijës ujore, për ta transportuar më pas me rrugë detare, drejt Turqisë.
Falë veprimeve të shpejta dhe të koordinuara të forcave pjesëmarrëse në këtë operacion është bërë e mundur që në lagjen “11 Janari”, të bllokohet automjeti që drejtohej nga shtetasi Nertin Gjoni.
“Gjatë kontrollit në automjet, Policia gjeti dhe sekuestroi 34 pako të madhësive të ndryshme, me lëndë narkotike cannabis sativa në formë boçeje, me peshe totale 500 kilogramë. Operacioni ka vijuar me kontrollin e magazinës, në fshatin Trevllazër, ku janë kapur në flagrancë shtetasit Idriz Meminaj dhe Romir Meminaj. Gjithashtu, në vijim të operacionit janë kapur dhe disa shtetas të përfshirë në këtë rast, si dhe vijon puna intensive për kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim”deklaron policia.
Gjatë kontrolleve në banesa janë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri, 4 automjete dhe 8 celularë.
Nga hetimet intensive të kryera në kuadër të këtij operacioni ka rezultuar se këta shtetas vepronin të organizuar në formën e një grupi , për të prodhuar, ambalazhuar dhe trafikuar lëndë narkotike kanabis, jashtë vendit.
Operacioni është në vijim dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.”, tha policia.
Sipas Policisë së Shtetit, janë shpallur në kërkim dhe disa shtetas të tjerë, banues në Vlorë dhe në Tiranë, gjenealitetet e të cilëve nuk bëhen me dije, për arsye hetimore./rtsh.al/
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...