Google ADS

Rikthimi i Ligës Unike, Elvira Dushku tregon për Arbresh.info detajet lidhur me këtë marrëveshje

12:03 | 12 Dhjetor 2023
KRG

10 shtatori i vitit 2020 mbetet datë historike për basketbollin e Kosovës dhe të Shqipërisë.

Kjo për faktin se pikërisht në këtë datë u themelua Liga Unike, që bëri realitet ëndrrën e kamotshme të shqiptarëve për një ligë të përbashkët nga të dyja vendet, raporton Arbresh.info.

Por, vetëm pas dy sezoneve në kategorinë e meshkujve, kjo ligë u ndërpre për arsye të tërheqjes nga gara të ekipeve nga Shqipëria.

Ditë më parë, Federata e Basketbollit të Kosovës dhe ajo e Shqipërisë ranë dakord që kjo ligë të rikthehet në kategorinë e meshkujve.

Sekretarja e përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku, për Arbresh.info tregon detajet lidhur me këtë marrëveshje.

Dushku, po ashtu tregon edhe për formatin e Ligës Unike për këtë sezon në të dyja kategoritë, ku sipas saj, ka një ndryshim tek kategoria e meshkujve nga sezoni i fundit.

Ajo shprehet shumë e lumtur për gjetjen e gjuhës së përbashkët me Federatën e Basketbollit të Shqipërisë për vazhdimin e Ligës UNIKE.

Sipas Dushkut, skuadrat nga Kosova kanë shprehur gatishmërinë që sa më shpejtë të vazhdojë Liga Unike.

Dushku thotë se është shumë e lumtur për vazhdimin e kësaj lige.

Ndryshe, në dy sezone sa janë luajtur në kategorinë e meshkujve kampionë të Ligës Unike, ishin skuadrat nga Kosova Ylli dhe Peja.

Teksa në kategorinë e femrave kampione në fuqi është skuadra e Partizanit nga Shqipëria./Arbresh.info/

Të ngjashme