Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla është takuar me të Ngarkuarin me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, David Wisner.
Balla njoftoi se kanë diskutuar mbi partneritetin dhe bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe SHBA-së.
Ministri i Brendshëm shqiptar tha se është mirënjohës për bashkëpunimin e shkëlqyer mes Policisë së Shtetit DEA dhe Policisë së Kosovës në operacionin për arrestimin e një personi shumë të kërkuar nga drejtësia pak ditë më parë.
“U takova me të Ngarkuarin me Punë të SHBA, David Wisner për të diskutuar mbi partneritetin dhe bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e zbatimit të ligjit, duke u fokusuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të paligjshëm të narkotikëve. Jam mirënjohës për bashkëpunimin e shkëlqyer mes Policisë së Shtetit DEA dhe Policisë së Kosovës në operacionin për arrestimin e një personi shumë të kërkuar nga drejtësia pak ditë më parë”, shkruan Balla në Facebook./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...