Një 18 vjeçar ka ndërruar jetë në vendin e tij të punës në një fabrikë në Ferizaj.
Sipas mjekëve, vdekja është natyrore megjithatë policia bën të ditur se janë duke u kryer hetime lidhur me rastin, shkruan Arbresh.info.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është sjellë pa shenja jete në QE-Ferizaj, ku dyshohet se derisa ka qenë në vendin e punës i është keqësuar gjendja dhe ka ndërruar jetë. Sipas mjekëve, vdekja është natyrore megjithatë njësitet policore janë duke kryer hetimet lidhur me rastin.”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit trup i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Rasti nështë inicuar si “vdekje e dyshimtë”/Arbresh.info/
Përfundon intervistimi i Dejona Mihailit, nuk flet për media
Vdes 111 vjeçarja nga Ferizaj, Xhezide Alija, një ndër gratë...
Termat “Prindi 1” dhe “Prindi 2”, Pacolli:...
“U qëllua me 6 plumba prapa shpinës”, detaje për incidentin ...
Vdes personi që u plagos sot në Mitrovicë
Prokuroria : Dejona Mihali po intervistohet në cilësinë e dë...