Google ADS

Osmani takohet me Kearns, flasin për forcimin e bashkëpunimit Kosovë – Britani

22:35 | 11 Dhjetor 2023
E.H

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka takuar deputeten britanike, Alicia Kearns në Forumin e Dohas në Katar.

Osmani me anë të një postimi në platformën X, ka thënë se me Kearns kanë diskutuar për forcimin e bashkëpunimit Kosovë-Britani.

“Diskutime me kohë me një mike të dashur të Kosovës, Alicia Kearns. Në Forumin e Dohas, diskutuam për zhvillimet e sigurisë në rajon, si dhe mënyrat për të forcuar më tej bashkëpunimin Kosovë-Britani”, ka thënë Osmani./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme