Është mbajtur sot ceremonia e varrimit të zyrtarit policorë Rexhep Sejdiu në fshatin Terrabuqë të Vushtrrisë.
Në ceremoninë mortore morën pjesë ministri i Punëve të Brendshe, Xhelal Sveçla, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmed Hoxha, përfaqësues të institucioneve vendore si dhe eprorë e kolegë nga Policia e Kosovës, përcjell Arbresh.info.
“Të pranishmëve në ceremoni me nga një fjalë rasti iu drejtuan Ministri i MBP-së, Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, kryetari i Komunës së Vushtrrisë si dhe një familjar i zyrtarit Rexhep Sejdiu, të cilët folën për shëmbëlltyrën, punën profesionale dhe sakrificën e pakursyer të zyrtarit Sejdiu në ofrim të sigurisë, ruajtjen e rendit dhe mbrojtjen e kufirit shtetëror. Poashtu dy vajzat e kolegut Rexhep Sejdiu përmes poezive të dedikuara, me shumë emocion evokuan kujtime për babain e tyre në ceremoni”, thuhet në njoftim.
“Lavdi jetës dhe veprës së zyrtarit policor Rexhep Sejdiu!”, thuhet në fund të njoftimit të Policisë së Kosovës.
Ndryshe, polici Rexhep Sejdiu ka ndërruar jetë në vendin e tij të punës në pikën kufitare në Jarinjë./Arbresh.info
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...