Komisioneria për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva – Dërmaku ka realizuar një takim me përfaqësuesit e platformës TikTok.
Agjencia për Informim dhe Privatësi njofton se me qëllim të garantimit të një niveli të lartë të mbrojtjes së të dhënave personale për përdoruesit e aplikacionit TikTok në Kosovë, u ka kërkuar përfaqësuesve të platformës TikTok që të rregullojë Politikat e Privatësisë në gjuhën shqipe, të përcaktojë moshën e pëlqimit dhe pëlqimin prindëror për përdoruesit nga 13-16 vjet dhe të emërojë një përfaqësues ligjor për Kosovë, përcjell Arbresh.info.
“Me iniciativë të Komisioneres për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva Dërmaku dhe pas takimit të realizuar me përfaqësues të platformës TikTok, Agjencia për Informim dhe Privatësi ka kërkuar nga platforma TikTok që të rregullojë Politikat e Privatësisë në gjuhën shqipe, të përcaktojë moshën e pëlqimit dhe pëlqimin prindëror për përdoruesit nga 13-16 vjet dhe të emërojë një përfaqësues ligjor për Kosovë”, thuhet në njoftim.
Tutje, në njoftim thuhet se kjo platformë ka publikuar politikat e privatësisë dhe moshën e pëlqimit në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Kosovë
“TikTok së fundmi ka njoftuar Agjencinë se Politikat e Privatësisë i kanë bërë publike në gjuhën shqipe, ashtu siç parashihet me dispozitat e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Gjithashtu, TikTok ka ndryshuar moshën minimale të lejuar të përdoruesve nga Kosova nga 13 vjeç në 16 vjeç, në përputhje me kërkesën e Komisioneres dhe legjislacionin aktual në fuqi”, thuhet në njoftimin e AIP-së.
“Agjencia për Informim dhe Privatësi do të vazhdojë përpjekjet e saj me qëllim të garantimit të një niveli të lartë të mbrojtjes së të dhënave personale për përdoruesit e aplikacionit TikTok në Kosovë”, njofton AIP./Arbresh.info
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...