Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Nicholas Abbott, ka bërë të ditur se ka takuar artistin britanik, James Walmsley në Prishtinë.
Me anë të një postimi në Facebook, Abbott thekson se takimi i tyre u zhvillua në kuadër të hapjes së ekspozitës së tij, të titulluar ‘’Memories of Tomorrow’’ (Kujtimet e së nersërmes).
”Kisha kënaqësinë të takoja artistin britanik James Walmsley në hapjen e ekspozitës “Memories of Tomorrow” që ka kuruar për Galerinë Kombëtare e Kosovës. James ka një histori të gjatë bashkëpunimi me artistë kosovarë dhe jam i kënaqur që kemi qenë në gjendje të mbështesim iniciativën e tij të fundit për të organizuar një vizitë nga një ekspert nga Mbretëria e Bashkuar, për të këshilluar galerinë për ruajtjen e artit”, ka shkruar Abbott./Arbresh.info
Kurti sot merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës së Sigur...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës
Parashikimi i motit për sot
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...