Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi po qëndron për vizitë në Stamboll për të takuar futbollistët e Kombëtares së Kosovës.
Ai ka pasur një takim të ngrohtë me dy nga yjet e Dardanëve, Milot Rashicën dhe Florian Loshajn, përcjell Arbresh.info.
Presidenti Ademi ka shprehur kënaqësinë e tij që Rashica është rikthyer në stërvitje pas lëndimit, teksa i ka falënderuar për kontributin e tyre në fushë dhe përfaqësimin e denjë të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Po ashtu, kreu i FFK-së ka inkurajuar dy lojtarët dardanë për të vazhduar punën me përkushtim dhe u ka uruar suksese në vazhdim të edicionit./Arbresh.info/
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...