Google ADS

Dafina Zeqiri shkëlqen në imazhet e fundit teksa pozon pranë veturës së saj luksoze

17:01 | 11 Dhjetor 2023
E.H

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri po punon vazhdimisht për projekte të reja muzikore, teksa është drejt finalizimit të albumit më të ri.

Në një postim në llogarinë e saj në Instagram ku ajo ndiqet nga më shumë se 1.9 milion fansa, Dafina ka sjellur një pjesë të shkurtër nga kënga më e re.

Në një video, autorja e “Malli” këndon pak nga projekti, i cili që do të jetë pjesë e albumit “The absolute vol.1”.

Të shumta kanë qenë komentet nga ana e admirueseve të saj, të cilët me padurim presin një projekt të ri nga artistja.

Kujtojmë që kënga e fundit e Dafinës është bashkëpunimi që solli me reperin Mozzik “Drama & Pahiri”.

Ndërkohë, Dafina këtë kohë mbetet e angazhuar edhe me koncerte dhe mbrëmje muzikore të shumta. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme