Google ADS

Enis Gashi zgjedhet kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Gjakovë

15:11 | 11 Dhjetor 2023
E.G

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), në mbledhjen e 238-të të mbajtur të hënën ka zgjedhur Enis Gashin  kryeprokuror të Prokurorisë Themelorë në Gjakovë.

Sipas njoftimit, Gashi do të udhëheqë këtë prokurori gjatë katër vjetëve të ardhshëm duke filluar nga 1 janari 2024, shkruan Arbresh.info.

Gjatë këtij takimi po ashtu u zgjodh Blerim Isufaj edhe për një mandat në krye të Prokurorisë Speciale, duke filluar nga 1 janari 2024.

LEXO EDHE:

Blerim Isufaj rizgjedhet kryeprokuror i Prokurorisë Speciale të Kosovës

Gjithashtu, në të njëjtin takim, KPK-ja votoi edhe për zgjedhjen e kandidatit të vetëm për Kryeprokuror të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnulla Gashi, prokuror i kësaj prokurorie, i cili u zgjodh me një mandat katërvjeçar, duke filluar nga 1 janari 2024.

LEXO EDHE:

Zejnullah Gashi zgjedhet kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë

Zgjedhjes së kryeprokurorëve u ka paraprirë trajtimi i Raportit të Komisionit për Rishqyrtim dhe trajtimi i dy raporteve të paneleve vlerësuese.

Të ngjashme