Google ADS

Marrëveshja KEDS-Elektrosever, Bislimi: Të ecet tutje me hapat e tjerë për t’i dhënë fund ilegalitetit në mospagesë të rrymës

14:44 | 11 Dhjetor 2023
E.G

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se me nënshkrimin e kontratës komerciale ndërmjet KEDS-it dhe Elektrosever është bërë një hap tutje drejt normalizimit të furnizimit me energji dhe faturimit në katër komunat veriore të Kosovës.

Me anë të një positmi në Facebook, Bislimi tha se shkruan Elektrosever pranoi ta nënshkruajë kontratën më shumë se 1 vit pas dakordimit mbi udhërrëfyesin, shkruan Arbresh.info.

“Me nënshkrimin e kontratës komerciale ndërmjet KEDS-it dhe Elektrosever, sipas pikës 3 të Udhërrëfyesit për Marrëveshjen e Energjisë, u bë një hap tutje drejt normalizimit të furnizimit me energji dhe faturimit në katër komunat në veriun e Kosovës.  Më shumë se 1 vit pas dakordimit mbi udhërrëfyesin e pasiqë pala jonë i përmbushi menjëherë obligimet e saj që derivojnë nga marrëveshja, Elektrosever pranoi ta nënshkruajë kontratën.”, ka shkruar ai.

Ndër të tjera, ai u shpreh se operimi në veri do të ndodhë brenda kornizës ligjore të vendit ashtu siç ndodh edhe në të gjithë vendin.

“Operimi edhe në veri, do të ndodhë brenda kornizës ligjore e rregullative të Republikës së Kosovës, ashtu siç në të gjithë territorin e vendit tonë.”, shtoi Bislimi.

Kryenegociatori Bislimi thotë se tash duhet të ecet tutje edhe me hapat e tjerë të nevojshëm “për t’i dhënë fund pas më shumë se 20 vitesh, ilegalitetit në mospagesë të rrymës.”

Bislimi thotë se Kosova gjithmonë ka luajtur rol konstruktic teksa shton se pret zbatim të detyrimeve edhe nga Serbia.

“Kosova vazhdimisht ka luajtur një rol konstruktiv dhe ka zbatuar të gjitha detyrimet e saj, andaj dhe presim e kërkojmë të njëjtën gjë nga pala tjetër, për ta përfunduar këtë proces.”, përfundoi ai.

Kujtojmë që të shtunën (9 dhejtor), KEDS ka njoftuar se sot është nënshkruar kontrata me Elektrosever, e cila ka për qëllim normalizimin e shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike në komunat Zubin Potok, Leposaviq, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore.

LEXO EDHE:

KEDS e quan moment historik nënshkrimin e kontratës me Elektroseverin

 

Të ngjashme