Marrëveshja mes KEDS-it dhe Elektroseverit, Rohde: Tani kemi nevojë për zbatim pa vonesa

13:37 | 11 Dhjetor 2023
E.G

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde e ka vlerësuar si lajm të mirë marrëveshjen e arritur për furnizim me energji elektrike në veri të Kosovës mes Kompanisë Kosovare për Distribuimin e Energjisë elektrike (KEDS) dhe Elektrosever.

Me anë të një postimi në “X”, Rohde ka thënë se tani duhet zbatimi i marrëveshjes pa vonesa, shkruan Arbresh.info.

“Vërtet lajm i mirë, tani kemi nevojë për zbatim të qëndrueshëm pa vonesa të mëtejshme!”, ka shkruar ai.

Ndryshe, KEDS-i njoftoi se ka nënshkruar kontratë me Elektroseverin me qëllim normalizimin e shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike në komunat Zubin Potok, Leposaviq, Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut./Arbresh.info/

Të ngjashme