Google ADS

Vazhdon intervistimi i Haxhi Shalës nga Specialja

11:35 | 11 Dhjetor 2023
L G

Po vazhdon intervistimi i Haxhi Shalës, ish- komandant “Topi” nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Intervistimi i tij po bëhet në zyrat e Eulex-it në Fushë Kosovës, raporton Arbresh.info.

 Po ashtu, djali i Shalës, Flakron Shala është parë duke hyrë në zyrat e EULEX-it ku po intervistohet babai i tij.

Ekipi i Arbresh.info po qëndron pranë zyrave të EULEX-it dhe do ju mbajë të informuar për zhvillimet.

LEXO EDHE 

Arrestimi i Haxhi Shalës, ZPS nuk pohon e as mohon arrestimin e tij: Jemi duke zhvilluar operacione të vazhdueshme në Kosovë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme