Google ADS

Arrestohet një person në Prishtinë, i gjendet marihuanë

09:27 | 11 Dhjetor 2023
E.G

Policia e Kosovës ka arrestuar një person gjatë ditës së djeshme në Prishtinë pasi që te i njëjti i është gjetur substancë narkotike e llohit marihuanë.

Sipas raportit të policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje, shkruan Arbresh.info.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që te i njëjti gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, njofton policia./Arbresh.info/

Të ngjashme