Goditet nga një plumb qorr një banesë në Prishtinë

09:21 | 11 Dhjetor 2023
E.G

Një përson ka raportuar se muri i banesës së tij në Prishtinë është goditur nga predha e një plumbi qorr.

Sipas policisë nuk raportohet për të lënduar, shkruan Arbresh.info.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është goditur nga predha e  një plumbi qorr muri i banesës së tij. Nuk raportohet për të lënduar.”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Policia bën të ditur se rasti është nën hetime./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme