Girona ka arritur të mposhtë skuadrën e Barcelonës me rezultat 4-2, në kuadër të xhiros së 16-të në La Liga.
Një ndeshje ku u shënuan shumë gola dhe që e bën lider Gironën në La Liga, shkruan Arbresh.info.
Dovbyk shënoi golin e parë të Gironës në minutën e 12-të.
Nuk vonoi shumë edhe Lewandowski barazoi pas shtatë minutave.
Kjo nuk ishte e tëra në pjesën e parë pasi tre minuta para fundit Gutierrez shënoi për 2-1 në të mirë të Gironës.
Valery në minutën e 80 u përkujdes që Girona të shënoj edhe golin e tretë në këtë sfidë.
Gundogan në minutën e parë shtesë i ngjalli shpresat për një pikë për Barcelonën duke realizuar.
Por që në skenë doli Stuani në minutën e gjashtë të shtesës dhe i siguroi fitoren e parë dhe historike ndaj Barcelonës skuadrës së tij.
Me këtë fitore Girona prin e vetme në tabelën e La Ligës me 41 pikë, dy më shumë se Real Madridi, e shtatë më shumë se Atletiko Madridi e Barcelona./Arbresh.info/
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion