Trepça ka arritur të shënoj fitoren e pestë radhazi në Superligën e Kosovës në Basketboll ndaj Proton Cable Prizrenit.
“Xehetarët” shënuan fitore me rezultat 104-76, shkruan Arbresh.info.
Lojtarët më të mirë për minatorët në këtë ndeshja ishin tandem Edge-Hajrizi, ku i pari arriti të shënoj 24 pikë dhe të dhuroj 7 asistime e pesë kërcime, ndërsa Hajrizi shënoi 22 pikë, arriti 13 kërcime dhe shtoi gjashtë asistime.
Kurse për mysafirët më i miri ishte Arti Hajdari i cili debutoi me prizrenasit, pas rikthimit pas dy sezoneve me 25 pikë.
Lojë të mirë bëri edhe ish lojtari i Trepçës, Ty Cockfield që shënoi 15 pikë.
Pas kësaj fitore Trepça bëhet skuadra e parë që arrin 10 fitore në elite, pas 12 ndeshjeve ka edhe dy humbje dhe kryeson tabelën.
Ndërsa Prizreni ka katër fitore e tetë humbje.
Ndeshjen e radhës minatorët e luajnë ndaj Bashkimit, kurse Prizreni e luan ndaj Yllit./Arbresh.info/
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...