Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reagaur pas lajmit për vdekjen e policit kufitar, Rexhep Sejdiu i cili u gjet i vdekur në vendin e tij të punës në Jarinjë.
Me anë të një potimi në Facebook, Sveçla tha se të ndjerin do ta kujtojnë si zyrtar të përkushtuar në luftë kundër çdo kriminaliteti “veçanërisht viteve të fundit në veriun e vendit tonë si pjesëtar i Njësisë së Ndërhyrjes së Shpejtë të kufirit”, shkruan Arbresh.info.
“Rexhep Sejdiun do ta kujtojmë si zyrtar të përkushtuar e të palodhur, të angazhuar në luftë kundër çdo kriminaliteti veçanërisht viteve të fundit në veriun e vendit tonë si pjesëtar i Njësisë së Ndërhyrjes së Shpejtë të kufirit.”, u shpreh Sveçla.
“Bashkë me kolegët e tij, Rexhepi para një viti i rezistoi me qëndrueshmëri bllokimit 19 ditor në Jarinje pasi kishin arrestuar ish-zyrtarin policor Dejan Pantic. Zyrtari policor Rexhep Sejdiu do të mbetet përherë në mendjet e të gjithë neve që kishim fatin ta takonim gjithnjë në nivel të detyrës e kolegëve që punuan e shërbyen çdo ditë bashkë me të. ”, shkroi Sveçla.
Tutje ai i shprehu ngushëllime familjarëve të të ndjerit si dhe Policisë së Kosovës për humbjen e pjesëtarit të tyre.
“Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së tij, nënës, bashkëshortes e fëmijëve të tij. Të gjithë kolegëve e Policisë së Kosovës për humbjen e pjesëtarit të tyre.”, përfundoi ai.
Rexhep Sejdiu u gjet i vdekur mëngjesin e së dielës në vendin e tij të punës.
Kështu konfirmoi për Arbresh.info, ushtruesi i detyrës së drejtorit të policisë në veri, Veton Elshani./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Kryetari i Vushtrrisë i dërgon telegram ngushëllimi familjes së policit kufitar që vdiq në Jarinjë
Erëra të forta e shi orët në vijim, Komuna e Prishtinës para...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...