Tentim vrasje në Pejë, arrestohen dy persona

18:56 | 10 Dhjetor 2023
E.G

Një veturë është goditur nga plumbat mesnatën e së dielës në Pejë.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi i cili tha se rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë”.

“Rreth orës 01:25, një person ka raportuar në polici se derisa po lëvizte në rrugën Pejë-Rozhajë, vetura e tij ishte goditur nga plumbat”, tha Gashi.

Ai theksoi se polici ka dalë në vendin e ngjarjes ku kanë arritur që t’i gjejnë edhe disa gëzhoja.

Lidhur me rastin janë ndaluar dy persona.

Kshtu tha për Arbresh.info zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

“Dy persona janë ndaluar me urdhër të prokurorit të shtetit për veprën penale vrasje e mbetur në tentativë”, tha Nikçi./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme