Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Sejdiu, pas ndarjes nga jeta të familjarit të tyre, Rexhep Sejdiu, zyrtar policor nga Vushtrria.
Në telegramin e ngushëllimit, Idrizi thekson se bashkëndjen dhimbjen me familjen Sejdiu për humbjen e tyre, derisa vlerësoi lartë kontributin që Rexhep Sejdiu ka dhënë si zyrtar policor, pwrcjell Arbresh.info.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së drejtorit të policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani për Arbresh.info tha se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e të dielë, shkruan Arbresh.info.
“Është gjetur i vdekur pas orës 07:00 të mëngjesit. Ka shumë gjasa që vdekja të jetë natyrale. Varrimi i të ndjerit bëhet nesër”, tha Elshani.
Sipas tij, dyshimet e para janë për vdekje natyrale./Arbresh.info/
Osmani takoi Komisioneren për Zgjerim, theksoi rëndësinë e a...
Xheneta, Drilonit: Me qenë ti vëllai im, do më kishte ardhur...
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?