Duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit kriminale në Shqipëri, Policia e Shtetit do të rrisë vigjilencën gjatë festave të fundvitit.
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla thotë se kjo periudhë shfrytëzohet nga elementët kriminalë.
“Policia e Shtetit do të rrisë vigjilencën gjatë festave të fundvitit, ndërsa elementë të caktuar kriminalë tentojnë ta shfrytëzojnë këtë periudhë të vitit për veprimtaritë e tyre kriminale kundër pronës dhe personit”, shprehet Balla.
Ministri i Brendshëm foli edhe për tentativën e grabitjes në fshatin Prush të Tiranës dhe grabitjen në sheshin “Skënderbej” ndaj dy të rinjve në orët e para të mëngjesit, ku njëri prej autorëve u kap dhe tjetri është në kërkim.
Sa i përket ngjarjes në fshatin Prush, Balla thotë se grupi hetimor është drejt identifikimit të personave të përfshirë.
“Policia e Shtetit ka arrestuar autorin e një grabitje në Tiranë dhe ka ndërhyrë në kohë për të parandaluar një tjetër në fshatin Prush. Gjatë natës së mbrëmshme policia dhe prokuroria kanë avancuar drejt identifikimit dhe arrestimit të personave të përfshirë në këtë ngjarje”, deklaron ministri i Brendshëm.
Në ngjarjen e Prushit ishin të përfshirë 5 persona që tentuan të grabisnin një banesë. Por policia që shkoi menjëherë në vendngjarje, u përball me grabitësit. Këta të fundit hapën zjarr, po kështu edhe policia ju kundërpërgjigj.
Nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar, por autorët arritën të largoheshin dhe janë në kërkim. Pas përplasjes me policinë, grupi i tyre u nda./tvklan.al
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I