Tre adoleshentë u plagosën në të shtënat me armë në qytetin suedez Södertälje. Të miturit u gjetën të shtrirë në natyrë, tha policia suedeze.
“Kemi gjetur tre persona që janë qëlluar, ishin afër njëri-tjetrit”, tha Nadya Norton, zëdhënëse e policisë.
Sipas informacioneve të para të SVT-së, të plagosur janë adoleshentët e lindur më 2006 dhe 2007. Që të tre janë dërguar në spital, kurse njëri prej tyre është i plagosur rëndë.
Policia suedeze ishte telefonuar nga qytetarët rreth orës 19:00 duke menduar se kanë dëgjuar shpërthime të mjeteve piroteknike, por doli të jetë diçka tjetër.
Deri më tani nuk dihet nëse dikush është arrestuar, por se është konfirmuar se kanë filluar hetimet për tentim-vrasje. /Telegrafi/
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...