Qytetarët e vendit edhe këtë vit po ballafaqohen me ndotje të lartë të ajrit e që po rrezikon shëndetin e tyre.
S.N, 49-vjeçar i cili jeton në Prishtinë, thotë se gjatë stinës së dimrit shkak ajri i ndotur është i obliguar të shkojë në fshat, si pasojë edhe e një sëmundjeje kronike nga e cila vuan.
“Ajri është shumë i keq në Prishtinë, sidomos në mëngjes e në mbrëmje gjatë dimrit. Unë kam probleme shëndetësore dhe më shumë për shkak të ajrit shkojë në fshat ose ndryshe përfundoj në spital”, tha ai për Arbresh.info
Pulmologu, Flamur Marku duke folur për komplikimet shëndetësore të shkaktuara nga ajri i ndotur, jep edhe këshilla për masat individuale që mund të merren në mënyrë që të zvogëlohet dëmi i shkaktuar nga ndotja.
Marku tha se numri më i madh i pacientëve me komplikime të shkaktuara nga ajri i ndotur është në kohën kur lëndët djegëse përdoren më së shumti për ngrohje.
Sipas tij, çdo vit shtohen pacientët që kërkojnë shërbime shëndetësore si pasojë e komplikimeve nga ajri i ndotur.
“Grimcat që shkaktojnë ndotjen e ajrit ndikojnë në dëmtim apo në shfaqjen e sëmundjeve të mushkërive në dy raste, në përkeqësimin e sëmundjeve ekzistuese si dhe në shfaqjen e rasteve të sëmundjeve të reja që nuk kanë qenë më herët të sëmurë nga problemet me mushkëri, por si pasojë në ekspozimin në ajrin e ndotur ka shfaqur simptomat e para numri më i madh i pacientëve tek ne me rastet me komplikime mushkërore si pasoj e ngushtimit të frymëmarrjes gjatë ekspozimit në ambientet në ajrin e ndotur dhe në ambientet ku mund të përdoren lendet djegëse për ngrohje, por edhe rritet përdorimi i lendeve djegëse nga makinat ku janë ndotësit më të mëdhenj brenda qyteteve konsiderohet përdorimi i automjeteve sidomos në mbrëmje”, tha Marku.
Ai shton se në raste të shpeshta ndodh që këta pacientë të kenë nevojë edhe për hospitalizim për marrjen e oksigjenit shtesë.
“Tek ne shfaqen zakonisht format ambulantore të sëmundjeve ekzistuese tek ato raste që kanë probleme më të mëdha të problemit respirator ose kardiovaskular në ato raste që në momentin që ekspozohen në ambientin e ndotur ku ka nevojë për hospitalizimi dhe marrjen e terapisë qoftë ultravenoze e shpeshherë edhe oksigjeno-terapisë deri sa të arrihet stabilizimi i furnizimit me oksigjen”, shtoi ai.
Pulmologu tregon edhe disa nga sëmundjet që shfaqen nga ajri i ndotur, po ashtu Marku, bënë apel tek qytetarët që të kenë kujdes gjatë mëngjesit dhe mbrëmjes.
Marku thotë se në rast se dalja në këtë orar është e domosdoshme duhet të merren masat mbrojtëse siç janë maska dhe shalli.
“Sëmundjet që shfaqen gjatë ekspozimit në ajrin e ndotur janë sëmundjet obstruktive të mushkërive siç janë astma bronkiale , bronkiti kronik, ekzema të ndryshme dhe çrregullime të tjera të mushkërive, domethënë edhe ekspozimi në kohë të gjatë në ajër të ndotur mund të rritë edhe incidencën e sëmundjeve më të rënda të mushkërive por duhet të kemi kujdes , duhet të kemi kujdes që ta shmangim trafikun në kohët e hershme të mëngjesit dhe në orët e mbrëmjes. Në rast se e kemi të domosdoshme daljen në atë kohë të merren masat mbrojtëse ku përdorimi i maskës dhe shallit rreth gojës dhe hundës që të pengohet më shumë depërtimi i grimcave të ajrit të ndotur të frymëmarrjes që do të ndikojë në ngopjen me oksigjen”, përfundoi Marku.
Ekologu, Zeqir Veselaj thotë se shkaktarët e zakonshëm të ndotjes janë KEK-u, derivatet e cilësisë së fundit që vijnë në Kosovë, makinat e vjetra që djegin këto derivate, mbeturinat dhe djegia e tyre në ambient të hapur.
“Padyshim se sektori kryesor është energjetika përmes djegies së lignitit si lëndë djegëse, e cila për shkak të vetive të tij shkarkon ndotës në mjedis me potencial në mjedis dhe shëndetin e njeriut. Faktori i dytë është djegia e derivateve fosile nga transporti me numër shumë të madh të veturave, shumica e tyre te vjetra e edhe me djegie te dizelit e pa katalizator. Këto janë dy forma të ndotjes permanente të ajrit, pra që ndotin tek ne në çdo ditë të viti”, tha Veselaj.
Kujtojmë se faqja IQ air për matjen globale të cilësisë së ajrit, renditi Prishtinën për disa herë me ajrin më të ndotur në botë.
Për degradimin e mjedisit jetësor, Kosova ishte kritikuar edhe nga mekanizmat ndërkombëtarë.
Ndotësi më i madh është Korporata Energjetike e Kosovës që furnizon gjithë shtetin me energji elektrike, e cila prodhohet nga thëngjilli dhe gjendet pak kilometra larg Prishtinës./Arbresh.info/Edona Kransiqi/
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?