Google ADS

Arrestohet një person në Zubin Potok pasi i vuri zjarrin një lokali – Policia tregon se çfarë gjeti në shtëpinë e tij

10:11 | 10 Dhjetor 2023
E.H

Policia e Kosovës ka arritur që të parandaloj djegien e një lokali në afërsi të Kuvendit Komunal në Zubin Potok, të shtunën rreth orës 23:00.

Zjarri në lokalin që gjendet në rrugën “Kolasinski Knjezeva”, fillimisht është lokalizuar nga zyrtarët policor që gjendeshin në sigurim të objektit komunal në Zubin Potok së bashku me pronarin e lokalit, përderisa në vend të ngjarjes gjithashtu ka dal edhe njësia e zjarrfikësve.

Si pasoj e zjarrit, përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar, ndërsa nga hetimet preliminare policore dhe dëshmive të gjetura në vendin e ngjarjes, dyshohet se zjarri është shkaktuar qëllimisht, shkruan Arbresh.info.

“Pas veprimeve të shpejta hetimore dhe burimeve operative në ora 00:50, Policia e Kosovës ka arrit ta identifikoj dhe ta arrestoj personin e dyshuar të përfshirë në këtë rast në rrugën “Kolasinskih Knjezeva” në Zubin Potok, në përpjekje për tu larguar/ikur nga vendi i ngjarjes, ku i njëjti gjithashtu kishte tentuar qe t’ia vë flaken edhe shtëpisë private të pronarit të njëjtë. Të dyshuarit tani më të arrestuar në posedim i janë gjetur dhe konfiskuar mjetet për vënie të zjarrit:

-Një shishe plastike e mbushur me benzinë e modifikuar si koktej molotovi dhe
-Dy shkrepëse për ndezje të zjarrit.

Në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar:

Një radiolidhje,
-Një uniformë ushtarake,
-Dy pllaka të antiplumbit
-Një palë trenerka me njolla gjaku, si dhe
-22 aparate për prodhimin e kriptovalutave”, thuhet në njoftim.

Sipas informatave dyshohet se i dyshuari këto veprime i ka marr ndaj pronave të familjes së gruas së tij, si pasoj e një mosmarrëveshje paraprake me gruan, pasi që kjo e fundit ishte larguar nga shtëpia dhe kishte shkuar që të jetoj në familjen e vet.

Në vendin e ngjarjes ka dal edhe njësia e hetimeve rajonale të cilët kanë kontaktuar me prokurorin kujdestar dhe me udhëzim të tij ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48-orë për procedura të mëtejme ligjore.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e jetës dhe pronës së të gjithë qytetarëve të vendit pa dallim, si dhe ndërmarrjen e veprimeve ligjore ndaj kryerësve të veprave penale apo sjelljen e tyre para organeve të drejtësisë”, njofton Policia e Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme