Policia e Kosovës shqipton mbi 1 mijë e 500 tiketa trafiku brenda 24 orëve

08:59 | 10 Dhjetor 2023
E.H

Policia e Kosovës raporton se brenda periudhës kohore prej 24 orëve, ka shqiptuar 1 mijë e 589 tiketa trafiku.

Në raportin 24 orësh, tutje bëhet e ditur se kanë ndodhur 39 aksidente prej tyre 13 janë me të lënduar, shkruan Arbresh.info.

Gjatë kësaj kohe, janë arrestuar 11 persona.

Shtatë janë dërguar në mbajtje dhe një në vuajtje të dënimit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme