Google ADS

Gjendet e vdekur një grua në një ordinancë private në Viti, Policia po heton rastin

08:54 | 10 Dhjetor 2023
E.H

Një grua është gjetur pa shenja jete në një ordinancë private në Viti, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, viktima është dërguar në emergjencë, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës, shkruan Arbresh.info.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion ndërsa rasti po cilësohet si “Hetim i vdekjes”

“Viti / 09.12.2023, 10:05. Është raportuar se në një ordinancë private është një trup i pa jetë i viktimës femër kosovare. Viktima është dërguar në Emergjencë, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e saj. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme