Gjatë qëndrimit në Berlin, në margjina të Kongresit të Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD), Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pati takime me Sekretaren e Përgjithshme të Internacionales Socialiste, Benedicta Lasi si dhe me Kryetarin e SPD-së njëkohësisht deputet i Bundestagut gjerman, Lars Klingbeil.
Së bashku me Sekretaren Lasi, u diskutua mbi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit brenda familjes politike të spektrit të majtë socialdemokrat dhe promovimit të vlerave të përbashkëta të demokracisë, drejtësisë e barazisë për të gjithë.
“Vetëm të bashkuar mund t’i bëjmë ballë tentativave për devijime ekstreme të politikave, veçanërisht rrezikut që paraqet ekstremi i djathtë, në një kohë kur po afrohen proceset zgjedhore në shumë vende” thuhet në njoftimin e Zyrës së kryeministrit, përcjell Arbresh.info
Ndërkohë me Kryetarin e SPD-së Klingbeil, Kurti bisedoi rreth dinamikës e situatës në rajonin e Ballkanit Perëndimor si dhe mbi procesin e dialogut.
Kurti tha se rajoni përket brenda Bashkimit Evropian, e Kosova është e përkushtuar në përmbushjen e aspiratës së saj për anëtarësim në BE, ku dhe e ka bërë hapin e parë duke aplikuar për anëtarësim. Në lidhje me dialogun, ai theksoi se Kosova vijon të mbetet konstruktive e aktive në proces, drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë dhe njohjen reciproke.
Pas takimit më herët gjatë ditës me Kancelarin Scholz, e takimet me Sekretaren Lasi dhe kryetarin Klingbeil, agjenda e kryeministrit Kurti në Berlin do të vijojë me takimet me mërgatën tonë në Gjermani. /Arbresh.info/
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...