Liverpooli ka fituar në udhëtim te Crystal Palace me rikthim 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Ligën Premier.
Reds kanë marrë një fitore të madhe në udhëtim te klubi londinez dhe kështu janë bërë lider të ri të kampionatit elitar anglez.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë shumë të hapur nga të dyja skuadrat dhe me shumë raste, por asnjëra nuk arriti ta gjej golin duke shkuar në pushim me rezultat 0-0.
Në pjesën e dytë, gjithashtu u zhvillua lojë e hapur dhe me raste, por kësaj radhe pati edhe gola nga të dyja anët.
Të parët në epërsi kaluan vendasit me anë të Jean-Philippe Mateta (57’), i cili shënoi nga pika e bardhë për 1-0, por në minutën e 75-të mbeten me një futbollistë më pak dhe nuk arritën ta mbajnë epërsinë.
Fillimisht ishte Mohamed Salah (76’), i cili shënoi nga afërsia për barazimin 1-1, ndërsa Harvey Elliot (90+) shënoi golin e fitores 2-1.
Pas kësaj fitore, Liverpooli kalon në pozitën e parë me 37 pikë, ndërsa Crystal Palace renditet në vendin e 14-të me 16 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, Liverpooli e pret rivalin e urryer Manchester Unitedit, ndërsa Crystal Palace udhëton te Manchester City. /Telegrafi/
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor