Andre Onana duket se e kupton se fillimi i tij në Manchester United ka qenë larg, shumë larg nga pritshmëritë.
Sipas asaj që ka raportuar tabloidi britanik The Guardian , portieri 27-vjeçar tani është gati të marrë vendimin për të anashkaluar Kupën e Kombeve të Afrikës vitin e ardhshëm.
Kameruni ka siguruar vendin e tij në turneun që do të zhvillohet nga 13 janari deri më 11 shkurt me Onanën që kthehet në kohë për kualifikueset finale.
Onana, ndërkohë, beson se mund të humbasë vendin e tij si portieri i parë i Djajve të Kuq nëse largohet për një muaj pikërisht në mes të sezonit të tij të parë.
Kësisoj portieri kamerunas ka marrë vendim që mos të udhëtojë drejt Afrikës që të luaj me Kamerunin dhe dëshiron që të përkushtohet në Old Traford.
Kjo është një sakrificë e madhe nga Onana i cili pas fillimit të vështirë synon të bëj më mirë me fanellën e Dajve të Kuq. /Telegrafi/
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...