Google ADS

Protesta e NJSI-së para Qeverisë, këto janë kërkesat e tyre

12:42 | 9 Dhjetor 2023
E.K

Imer Zeqiri nga Sindikata e Policisë së Kosovës në protestën së bashku me pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese (NjSI) ka thënë se po kërkojnë nga qeveria që të plotësojë kërkesat legjitime dhe ligjore të policisë në një afat kohor sa më optimal.

Kjo pasi sipas tij kërkesat e policisë janë me prioritet dhe si të tilla duhet edhe të trajtohen.

“Po kërkojmë nga qeveria që të plotësojë kërkesat legjitime dhe ligjore të policisë me qëllim të mirëqenies, kërkesat janë me prioritet dhe duam realizim në një afat kohor sa më optimal”, ka thënë Zeqiri.

Këto janë kërkesat e paraqitura nga Zeqiri:

“Përmirësimi i kushteve, veshmbathje, mjete të punës, objektet policore dhe pajisjet tjera,

Rrezikshmëria për policët të jetë permanente dhe të mos varet nga një vend, dhe shtesat të jenë 25 deri 50 përqind e pagës bazë dhe të formohet komisioni i cili do të bëjë kategorizimin e shtesave,

Përfshirje e njësive të caktuar në tregun e punës,

Ligji për pensionim në moshën 55 vjeçare,

Sigurimi jetësor dhe rritja në fondin shëndetësor,

Invaliditeti, policë të cilët janë lënduar gjatë kryerjes zyrtare,

Përfshirja e stafit civil në shtesat për punë specifike,

Shujta ditore për të gjithë pjesëtaret, jo në mënyrë selektive,

Pagesa e udhëtimit të atyre që udhëtojnë larg,

Shtesat për fundvit, për ata që kanë treguar performance të mirë gjatë vitit,

Rikthimi i përvojës së punës siç ka qenë, dhe njohja e shkollimit,

Të rikthehen tri paga përcjellëse për ata që pensionohen,

Të lejohet një pagë për policët që mund të kenë një rast vdekje në familje,

Përkujdesje për mirëqenien e pjesëtarëve të policëve, për ata që kanë rënë gjatë detyrës zyrtare”./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme