‘Një kërcim dasme’, Bora kërcen me Donaldin në DWTS dhe zbulon planet për martesë

11:02 | 9 Dhjetor 2023
K.B

Bora Zemani dhe partneri i saj Donald Veshaj kërcyen kolonën zanore të filmit “5 Herë Jo” gjatë mbrëmjes së  “Dancing With The Stars”.

Si asnjëherë më parë Bora dhe Donaldi dhuruan një performancë të veçantë. Bora iu përgjigj edhe pyetjes nëse do të ketë një dasmë nga ajo dhe Donaldi.

“5 Herë Jo” për pesë vite që ne njihemi, por mund të them që ka pasur “500 jo” nga të dyja palët. Martesa… Martesën nuk e shoh të rëndësishme, pasi nuk do të ndryshonte gjë. Ne jetojmë bashkë dhe nuk do të ndryshonte asgjë. Në “DWTS” do të kërcejmë kolonën zanore të filmit “5 Herë Jo”, ose ndryshe le ta themi, një kërcim dasme”, rrëfeu Bora.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme