Tre njerëz të moshuar kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një spital gjatë natës në qytetin Tivoli, në afërsi të Romës, raportuan mediet italiane të shtunën.
Një trup tjetër i pajetë u gjet në morg të spitalit që u kaplua nga flaka, San Giovanni Evangelista, por ajo viktimë besohet të ketë vdekur para së të shpërthente zjarri rreth orës 23:00 të premten, raportoi agjencia e lajmeve e Italisë, Ansa.
Brigada e zjarrfikësve ia doli t’i largojë rreth 200 njerëz nga ndërtesa e spitalit, përfshirë një grua shtatzënë dhe shumë fëmijë.
Të evokuarit u dërguan në spitale të tjera në pjesë të Romës për mjekim.
Të vdekurit – dy burra dhe një grua – ishin të moshës mes 76 dhe 86 vjeçe, sipas medieve lokale.
Brigada e zjarrfikësve njoftoi se e ka shkuar plotësisht zjarrin dhe se ka nisur një hetim për ta mësuar shkaktarin e tij./rel
Nis prezantimi i Studimit të Rinisë 2024,nga Fondacioni Frie...
Edi Rama ndan foto nga Unaza Verilindore e Tiranës
Murtezaj për dixhitalizimin e arkave fiskale: Progresi i rad...
Ngritet aktakuzë ndaj Edmond Lajqit për vrasjen e Gjyljeta U...
Lufta në Ukrainë/ Shtatë të vrarë nga sulmet ruse në Sumi, m...
Zaragoza me replikë për Tuchelin: Futbolli luhet me këmbë jo...