Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka shprehur mirënjohje të thellë për të gjitha gratë që kontribuojnë në respektimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara.
“Mirënjohje e thellë për të gjitha gratë të cilat luftojnë pa ndal, çdo ditë, që të respektohen të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, të cilët përballen me vështirësi të ndryshme por që nuk dorëzohen kurrë”, ka shkruar.
Rama lavdëroi gratë që luftojnë çdo paragjykim dhe vazhdojnë të sfidojnë çdo ndalesë për veten e tyre dhe gratë e tjera.
“Kristalja kishte nderin të merrte pjesë në këtë ngjarje, nën organizimin e Ambasadores së Vullnetit të Mirë, Elvana Shala, ku të pandalshmet, luftëtaret tona u shpërblyen me mirënjohje për kontributin e tyre të pamohueshëm që të gjithë njerëzit të trajtohen të barabartë, zonjat të cilat me guxim, vullnet dhe zemërgjerësi kanë ndikuar pozitivisht në jetën e shumë individëve, ndonëse përballen me shumë vështirësi shëndetësore, paragjykime e barriera të cilat nuk i kanë detyruar të dorëzohen por përkundrazi, i kanë shtyrë të luftojnë jo për veten por për të gjitha gratë tjera”, shkruan Rama.
Ndërkohë Rama ka falënderuar edhe z.Eric Dietz, ambasadorin e Luksemburgut në Republikën e Kosovës për bashkë-organizimin e këtij eventi.
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...