Festat e fundvitit janë më të bukurat dhe ato zakonisht shoqërohen me dekorime të shumta në pjesë të brendshme dhe të jashtme të shtëpisë. Dekori simbol mbetet padyshim bredhi i stolisur, i cili këtë vit do të blihet nga hungarezët më shtrenjtë për shkak edhe të sasisë së limituar të tyre.
Banorët e fshatit Surd, i cili ka furnizuar pjesën më të madhe të Hungarisë me pemë Krishtlindjesh për dekada, janë të shqetësuar se bredhat po zvogëlohen për shkak të ndryshimeve klimatike.
Bredhat, disa prej të cilave u sollën nga vende të tjera dhe u mbollën në fillim të shekullit të XX, janë prekur negativisht nga ngrohja globale, jo vetëm për shkak të thatësirave më të shpeshta, por edhe si rezultat i insekteve që janë shumuar më shumë për shkak të tempertaturave më të larta të cilat po i shkatërrojnë dita-ditës këto pemë.
Banorët rrisin deri në 2 milionë bredha në plantacione të mëdha në Surd pranë kufirit kroat. Tani atyre u duhet të spërkasin plantacionet e tyre tre herë në vit për të shmangur insektet.
“Kemi arritur të ndalojmë në e kohë tharjen shumë pemëve, falë Zotit, kështu që kemi vetëm 10-15% humbje, por në rastin e bredhave ka probleme të mëdha.”
Por spërkatja dhe kujdesi ndaj tyre po u kushton shumë ekonomikisht banorëve.
“Fatkeqësisht gjërat po ecin keq në kuptimin që bredhi është goditur nga insektet, ato duhet të spërkaten 3 herë edhe llojet e tjera të pishave, më të prekurit janë bredhi. Insektet hyjnë thellë brenda drurit dhe ne nuk mund ta ndalim sëmundjen. Tani duhet të spërkasim që herët kur pemët janë të vogla. Që kur kam filluar, më shumë se 10 vjet më parë ka pasur gjithnjë e më shumë sëmundje që prekin bredhat. Dhe kjo po na kushton gjithnjë e më shumë sepse duhet të spërkasim bredhat për t’i shpëtuar”.
Janos Kanasz, kryetari i fshatit, tha se tani banorëve u duhet të rrisin çmimet me rreth 20% për shkak të kostos së pesticideve.
“Nëse vazhdon kështu dhe nuk e ndryshojmë klimën atëherë do të kemi probleme të mëdha. Edhe këtu u përpoqën të ndalonin tharjen e pyllit, madje i spërkatën nga helikopteri por nuk mundën ta ndalonin dhe iu desh të prisnin pyjet.”
Por kjo pritet të rëndojë më shumë qytetarë, të cilët janë goditur nga inflacioni dhe nuk do të jenë në gjendje të blejnë pemët e tyre të Krishtlindjeve.
“Të gjithë do të donin t’i shesin pishat e tyre pasi kjo është jetesa e tyre, ata duhet të kujdesen shumë për to dhe është më mire për ta t’i shesin me çmimin e vitit të kaluar sesa të mos i shesin fare. Por po shohim që qytetarët janë në vështirësi të mëdha ekonomike”.
Por teksa bredhat nuk ka gjasa të zhduken tërësisht në Hungari, pasi ka disa lloje të tyre në zonat perëndimore në kufi me Kroacinë, Slloveninë dhe Austrinë, të cilat kanë mundësi të mbijetojnë, një pjesë e konsiderueshme e tyre do të zhduken.
“Klima kontinentale e Hungarisë nuk është vërtet e favorshme për bredhat dhe kjo është shoqëruar me pasojat e mëdha nga ndryshimet klimatike, me thatësira të gjata dhe verë më të ngrohtë. Kjo ka bërë që insekte të ndryshme të jenë në gjendje t’i sulmojnë këto pemë më lehtë dhe më ashpër.”
Në Hungari, në zonat ku është dashur të priten bredhat ato janë zëvendësuar shpejt nga pemë të tjera origjinale të zonës.
“Pra, njeriu ka sjellë bredhat dhe tani ndryshimet klimatike po i zhdukin ato. Por kjo po bën që flora origjinale të restaurohet.”
Por larg mënyrës tradicionale, kur një bredh qoftë i prerë në mal apo i plastikës, stoliset me topa vezullues, shumëkush po tregohet kreativ, duke krijuar bredha me gjëra të ndryshme, si për shembull me shishe të rakisë, me goma të makinave, me pajisje elektronike dhe shumë të tjera./Klan News
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...