SPAK lëshon 15 urdhër-arreste për inceneratorin e Tiranës

09:21 | 9 Dhjetor 2023
K.B

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit ka lëshuar 15 urdhër-arreste për inceneratorin e Tiranës.

Masat e sigurisë janë në ekzekutim e sipër dhe në mesin e tyre janë përfshirë biznesmenët e inceneratorëve, si dhe persona të hetuar e gjykuar për inceneratorin e Fierit dhe Elbasanit.

Për ish-ministrin Lefter Koka është dhënë masa arrest me burg, për ish-sekretarin e përgjithshëm të Mjedisit, Alqi Bllako gjithashtu dhe për Mirel Mërtirin e Klodian Zoton. Këtu përfshihen dhe disa zyrtarë të bashkisë Tiranë. Konkretisht shtetasit: T. T., N. S., E. M., B. K., dhe J. Ll..

Ndërkohë, për A. Th., V. B., S. K., P. A., E. K. dhe S.T., është dhënë masa arrest shtëpie./euronews

Të ngjashme