Google ADS

Sylvniho flet për kontratën me Shqipërinë: Ndihem shumë mirë këtu

07:39 | 9 Dhjetor 2023
K.B

Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, ka folur mbi kontratën që ai ka me kuqezinjtë, duke thënë se s’ka firmosur ende asgjë por nuk ndihet i shqetësuar.

Sylvinho tha se aktualisht ka kontratë me Shqipërinë deri në përfundim të Evropianit dhe së bashku me stafin këto ditë janë marrë kryesisht me shortin.

“Ne duhet të shfrytëzojmë këto 6 muaj për të rikuperuar forcat duke nisur nga janari për të punuar fort për të bërë diçka më shumë, kështu që për gjërat e tjera nuk jam i shqetësuar për asgjë”, tha Sylvinho në një intervistë për “Neës24”.

Ai më tej është shprehur i gatshëm për të qëndruar më gjatë në Shqipërinë, pasi tha se ndihet mirë me kombëtaren.

“Jemi duke bërë një punë të mirë, e dimë që kemi edhe besimin e futbollistëve, një raport të mirë me federatën, me gjithë njerëzit, jetojmë këtu në Tiranë, kështu që nuk kemi asnjë problem”, tha ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme