Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci po merr pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Bruksel.
Gjatë fjalimit atje, ajo tha se ka theksuar rëndësinë që ka edukimi në rritjen akademike dhe fuqizimin e grave.
“Samiti i Ballkanit Perëndimor mblodhi në Bruksel, ministra dhe politikëbërës. Kënaqësi të marrë pjesë në panelin me temë “Fuqizimi ekonomik i grave: një katalizator për rritjen e Ballkanit Perëndimor”. Theksova në veçanti rëndësinë që ka edukimi në rritjen akademike dhe fuqizimin e grave”, shkruan ajo, përcjell Arbresh.info
Nagavci ka prezantuar disa nga politikat dhe mbështetjet që si ministre e Arsimit kam ndërmarrë për fuqizimin e vajzave dhe grave.
Duke marrë parasysh këtë fakt të rëndësishëm, prezantova disa nga politikat dhe mbështetjet që si ministre e Arsimit kam ndërmarrë për fuqizimin e vajzave dhe grave si:
-Arsim publik falas në nivelin e arsimit të lartë;
-Dhënia e bursave për studime brenda dhe jashtë vendit;
– 4630 vajza/gra përfituese të bursave STEM për tre vite;
-4 çerdhe të përfunduara, 26 në proces të ndërtimit, 6 shkolla në proces të adaptimit për çerdhe;
-Fillimi i rishikimit të teksteve shkollore;
-Këtë vit arsimi dual është finalizuar me 8 profile të reja në 21 shkolla e 14 komuna.
Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë gjithashtu një sërë vendimesh në përkrahje dhe fuqizim të vajzave, grave e nënave të reja.
Është rritur niveli i punësimit të grave në 58.3%;
Me masat e Qeverisë, janë punësuar mbi 9 mijë gra;
Është miratuar ligji që mundëson rritjen e pagës minimale;
Kemi mbështetur mbi 40 mijë gra lehona;
Janë dhënë grante dhe subvencione për biznese në pronësi të grave;
Me programin “Qeveria për familje” janë punësuar 1110 gra dhe 938 burra.
Fuqizimi i gruas vjen nga arsimi dhe puna, ndaj është prioritet i ynë si ministri, por edhe e Qeverisë Kurti si dhe e gjithë shoqërisë sonë për një të ardhme më të mirë!/Arbresh.info/
Save the Children: TikTok-u hapësira ku bullizohen më së shu...
Ndikimi i Dua Lipës, falë saj u zgjodh “fjala e vitit”
Ndeshja Kosovë-Rumani, UEFA merr vendim
Përfaqësuesi i Ministrisë të Vakëfeve: Është investim i yni ...
Përleshje midis policisë serbe dhe opozitës në Novi Sad rret...
Murati: Mbi 72 mijë familje kanë përfituar nga subvencionimi...