100 biçikleta që do të përdorën për transport publik, Rama: Do të ndihmojë në reduktimin e ndotjes së ajrit

11:39 | 8 Dhjetor 2023
K.B

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se kryeqytetit i janë shtuar 100 biçikleta të reja të cilat do të përdoren për transport publik.

Rama tha se shumë shpejt do të fillojnë me krijimin e 10 stacioneve ku do të vendosen.

“100 biçikleta të reja të cilat do të përdoren për transport publik tashmë kanë ardhur, dhe shpejt fillojmë me krijimin e 10 stacioneve ku do të vendosen”, shkruan Rama.

Tutje Rama tha se në të njëjtën kohë janë duke krijuar shtigje të reja për biçikleta.

“Në të njëjtën kohë jemi duke krijuar shtigje të reja për biçikleta, të cilat do të lehtësojnë udhëtimin me to, duke e bërë më të sigurt”, shkruan i pari i Prishtinës në Facebook.

Sipas tij përdorimi i biçikletës ndihmon në reduktimin e ndotjes së ajrit e po ashtu në përmirësimin e shëndetit tonë fizik e mendor.

“Përdorimi i biçikletës ndihmon në reduktimin e ndotjes së ajrit e po ashtu në përmirësimin e shëndetit tonë fizik e mendor”, përfundon Rama./Arbresh.info/

Të ngjashme