Pantone Color Institute ka përcaktuar ngjyrën që do ta shohim kudo në 2024. “Peach Fuzz”, një nuancë e lehtë me tone pjeshke që tërheq paqe dhe qetësi do të jetë ngjyra e vitit të ardhshëm.
“Po kalojmë shumë probleme në jetët tona dhe kemi neojë për një ngjyrë që është qetësuese”, u shpreh specialistja Leatrice Eisman për CNN. “Është një nuancë e ngrohtë dhe relaksuese. Është shumë e prekshme. Në kohëra si këto, prekja është shumë e rëndësishme, të prekësh të tjerët dhe t’i mirëpresësh në shtëpi”.
Tonet e pjeshkës kanë qenë pjesë e pasarelave të sezonit pranverë-verë 2024, sidomos në shtëpinë italiane të modës Gucci, e ndjekur nga Jil Sander dhe Sportmax.
Hilary Duff veshi një fustan në ngjyrë pjeshke nga Dolce Gabbana në festën që Vanity Fair organizoi për çmimet Oscar. Uma Thurma zgjodhi një fustan nga koleksioni vjeshtë-dimër 2023 i Prada për pjesëmarrjen në Women Making History Awards.
Një moment i rëndësishëm i kësaj ngjyre ishte vjeshtë-dimër 2016 kur Giorgio Armani zgjodhi ngjyrën e salmonit për koleksionin e tij. Beyonce mori pjesë në Met Gala 2016 me fustanin ikonik lateks të Givenchy në ngjyrë pjeshke, me mëngë të fryr. Edhe pse asokohe pati kritika, ekpertët e Pantone mendojnë se ajo veshje mbetet pa një datë skadence sepse prej saj burojnë ide të reja./tvklan.al
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?