Agjenda e Ministrisë së Drejtësisë nesër gjatë fushatës “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”

22:47 | 7 Dhjetor 2023
E.G

Ministria e Drejtësisë ka bërë të ditur aktivitetet të cilat do të zhvillohen nesër në kuadër të fushatës “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore.

Sipas njoftimit, aktivitetet do të marrin vend në Gjilan dhe Prishtinë, shkruan Arbresh.info.

Aktivitetet që do të zhvillohen janë:

Tryezë Diskutimi: Trajtimi Institucional i Rasteve të Dhunës në Familje, në Gjilan – Hotel Astoria, ora 9:30

Townhall në gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”, në  Gjilan, ora 10:00

Diskutim ” E drejta e grave në trashëgimi” në Prishtinë- Biblioteka Kombëtare, ora 11:00

Lansimi i tri moduleve të reja të integruara në Databazën për evidentimin e rasteve të dhunës në familje”, Prishtinë- Ministria e Drejtësisë, Amfiteatri, ora 15:00

Koncert nga Filarmonia e Kosovës, Prishtinë, ora 20:00./Arbresh.info/

Të ngjashme