Përveç se zgjati dyfishin e kohës, nga 4 minuta përpara 3 javësh në 8 minuta ditën e sotme, seanca e miratimit të buxhetit në parim dhe ajo këtë të enjte nen për nen, ngjanin si dy pika ujë.
Mes kaosit, flakës e tymit të krijuar nga flakadanët, karrigeve të vendosur si barrikadë në mesin e sallës, goditjeve të tavolinave me grushte, socialistët ngritën kartonët jeshil për të miratuar paketën fiskale dhe buxhetin e 2024 pa asnjë diskutim, ndërsa rrëzuan amendimet e bëra nga demokrati Bujar Leskaj.
Përplasje mes Gardës dhe deputetëve demokratë që nuk kishin në gjirin e tyre në këtë seancë as kryedemokratin Berisha, as kreun e grupit Bardhi si dhe 4 deputetë të tjerë të përjashtuar për 10 ditë, nisi që në hyrje të Parlamentin dhe u zhvillua dhe përpara nisjes zyrtare të seancës.
E pikërisht për përjashtimet, socialistët kanë depozituar në Kuvend amendime për Rregulloren ku masa disiplinore e përjashtimet të deputetëve që e shkelin këtë të fundit do të variojë nga 10, 30 ditë, deri në 60 ditë në rastet kur përdoren mjete piroteknike, lëndë plasëse apo kur bëhen shkelje që përbëjnë vepër penale, si dhe kur këto shkelje përsëriten gjatë një sesioni parlamentar.
Për kreun e grup parlamentar socialist propozimi për ndryshimin është i pashmangshëm në kushtet ku po zhvillohet prej 2 muajsh parlamenti dhe sjell modele nga vendet e tjera ku thotë se masat disiplinore janë shumë më të ashpra.
Pas përfundimit të seancës, përfaqësuese të Byrosë së Hetimit dhe Komisariatit Nr 1 e kanë kthyer sallën e seancave në një skenë krimi duke kërkuar për prova që i vesh deputetët e opozitës me përgjegjësi penale siç deklaroi të hënën Ministri i Brendshëm, i cili kujtoi se shkatërrimi ose dëmtimi me dashje i pronës me zjarr dhe me mjete të tjera, dënohen deri në 5 vite burg.
Ai kërkoi nga prokurori që të ndërhyje për të garantuar të zbatohet ligji pasi deri tani nuk ka asnjë reagim ndaj referimeve të bëra nga maxhoranca për përdorimin e dhunës nga opozita në seancat plenare./TVKlan
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit