Pesë të lënduar në dy aksidente të ndara në rajonin e Pejës

20:52 | 7 Dhjetor 2023
E.G

Pesë persona janë lënduar si pasojë e dy aksidenteve që kanë nododhur sot, njëri në  Gllarevë të Klinës e tjetri në Dobrushë të Istogut.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi i cili tha se njëri prej tyre ka qenë vetaksident.

Në vetaksidentin në Gllarevë të Klinës është lënduar një person dhe më pas ka pranuar ndihmë mjekësore.

“Në orën 14:28 Policia është njoftuar se në Gllarëve të Klinës ka ndodh një vetaksident, personit të lënduar ju ka dhënë ndihma e parë në emergjencë në Klinë dhe më pas është liruar”, tha Gashi.

Ndërkaq, në Dobrushë të Istogut lëndime trupore kanë marrë katër persona.

“Në Dobrushë të Istogut policia është informuar në orën 15:25 për aksident mes dy automjeteve, 4 persona janë lënduar dhe janë dërguar në spital rajonal për trajtim, më pas janë liruar”, tha ai./Arbresh.info/

Të ngjashme