Google ADS

Prishtina zgjidhet “Qyteti Europian i Sportit” për vitin 2024

17:10 | 7 Dhjetor 2023
KRG

Sot, Kryetari i Kryeqytetit pranoi zyrtarisht përzgjedhjen e Kryeqytetit tonë si “Qyteti Europian i Sportit” për vitin 2024.

Kjo do ta bëjë Prishtinë tonë të dashur destinacion dhe qendër të shumë aktiviteteve sportive që do të mbahen gjithë vitin 2024, përcjell Arbresh.info.

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, u shpreh i lumtur me arritjen e këtij suksesi të madh për Prishtinën.

“Jam i lumtur të ndaj me ju lajmin fantastik se Prishtina është shpallë Qytet Evropian i Sportit për vitin 2024! Ky titull është dëshmi e angazhimit tonë të palëkundur për të krijuar një qytet që përqafon jetën e shëndetshme, gjithëpërfshirjen dhe mikpritjen. Na pret një vit i mbushur me ngjarje sportive, angazhim të komunitetit dhe investime në infrastrukturën sportive”.

Mes tjerash Rama tha se ky titull është katalizator i cili i nevojitet Prishtinës për të kthyer fokusin tek rëndësia e sportit në shoqëri për një të ardhme më të ndritshme, të shëndetshëm e më gjithëpërfshirëse për kryeqytetin.

Bashkë me Kryetarin ishin te pranishëm edhe Drejtori për Sport, Granit Rugova dhe skitaren e parë nga Kosova që mori pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022”, Kiana Kryeziu, në një ceremoni të veçantë në selinë e Parlamentit Europian në Bruksel. /Arbresh.info/

Të ngjashme