Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilja Rexhepi, priti në takim ambasadorin jo-rezident të Arabisë Saudite për Kosovë, Faisal Hifzi Ghazi.
Palët biseduan rreth marrëdhënieve mes dy shteteve tona. Ambasadori Ghazi shprehu gatishmërinë e tij për thellimin e konsolidimin e bashkëpunimit bilateral e në fusha me interes të përbashkët, si energjia, infrastruktura e arsimi.
Nga ana e tij, zëvendëskryeministri Bislimi e mirëpriti përkushtimin e ambasadorit si dhe theksoi angazhimin e Republikës së Kosovës në fuqizimin e marrëdhënieve tona. Vullneti është i përbashkët andaj dhe puna do vijojë bashkërisht në këtë drejtim.
Ai foli dhe mbi potencialin zhvillimor të vendit, mundësitë që i ofron Kosova e format si mund të shërbejnë ato në benefit të thellimit të këtij bashkëpunimi.
U përmendën shkëmbimet e vizitave mes delegacioneve nga Kosova e Arabia Saudite, numri i të cilave po rritet vazhdimisht e që ka hapësirë për intensifikimin e tyre.
Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi ambasadorin për vizitën e tij në Kosovë dhe bisedën produktive./Arbresh.info
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...