Gjatë ditës së sotme në selinë e UEFA-s, në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për Elite Round të Kampionatit Evropian për grupmoshat u-19.
Pjesë e këtij shorti ishte edhe Kombëtarja e Kosovës u-19, pasi ‘Dardanët e rinj’ , arritën të sigurojnë pjesëmarrjen në Elite Round falë rezultateve te mira që patën në rrethin e parë kualifikues.
Kosova ishte në vazon e tretë në Elite Round, nga katër sa janë gjithsej.
Në Elite Round janë gjithsej shtatë grupe, teksa ‘Dardanët e rinj’ u shortuan në grupin 1, së bashku me Spanjën, Austrinë dhe Slloveninë.
Nga shtatë grupe sa janë gjithsej, secila kombëtare që arrin të sigurojë vendin e parë kualifikohet në Evropianin që do të mbahet në Irlandën e Veriut, nga data 15 deri me 28 korrik.
Lidhur me këtë short, selektori i Kombëtares së Kosovës U/19, Adil Maliqi ka folur ekskluzivisht për Arbresh.info.
Ai së pari ka komentuar shortin e Kosovës dhe kundërshtarët për Elite Round, duke mos lënë pa përmendur potencialin e Dardanëve.
“Çdo skuadër ka shumë cilësi, sidomos skuadra e Spanjës, por edhe ne kemi cilësi dhe besoj shumë në skuadrën tonë”, ka thënë fillimisht ai.
Maliqi tregoi se nuk e kanë ndërmend të dorëzohen dhe do të shkojnë për kualifikim.
“Ne do të shkojmë ndeshje për ndeshje, pasi kemi cilësi dhe do e shohim se çfarë do të dal në fund”, shtoi ai
Përzgjedhësi i “Dardanëve të rinj”, tha se Kosova në këtë kompeticion, do të bëjmë befasi.
“Ne besojmë fort që mund të bëjmë një befasi”, potencoi ai.
Kosova në rrethin e parë kualifikues zuri vendin e dytë, kështu që siguroi pjesëmarrjen në Elite Round.
Dardanët ishin në grupin e shtatë së bashku me Ukrainën, Sllovakinë dhe Maltën, ku përfunduan në vendin e dytë.
Ukraina ishte e para me gjashtë pikë, Kosova e dyta me një pikë më pak, teksa Sllovakia përfundoi në vendin e tretë me katër pikë kurse Malta ishte e fundit me vetëm një pikë.
Të përzgjedhurit e Maliqit ndeshjen e parë e luajtën ndaj Sllovakisë që u ndalën me një barazim 1-1.
Teksa gjasat për kualifikim rritën edhe më shumë kur u mposht një kombëtare e fort siç është Ukraina. me rezultat të thellë 4-0, kurse kualifikimi u sigurua pas barazimit me Maltën me rezultat 2-2.
Kujtojmë që Kosova është për herë të dytë në këtë fazë, pasi për herë të parë ishte në vitin 2018.
Atë vit Kosova zuri vendin e dytë pas Austrisë e cila printe tabelën e grupit kualifikues, me nëntë pikë.
Dardanët të dytën në tabelë me 6 pikë, teksa dy vendet e fundit ishin Izraeli dhe Lituania.
Kosova kishte mposhtur Izraelin me rezultat 2-1 dhe Lituaninë 3-0, teksa Austria ishte kombëtarja e vetme që ia shkaktoi humbjen dardanëve në grup me rezultat 1-0./Arbresh.info/
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...