Google ADS

Neymar reagon pasi Santosi ra në divizionin e dytë të futbollit brazilian

15:29 | 7 Dhjetor 2023
D.H

Neymar e ka përjetuar shumë keq rënien e Santosit në divizionin e dytë të futbollit brazilian, njësoj si gjithë tifozët e skuadra historike.

Sulmuesi i Al Hilal në Arabinë Saudite, u rrit te Santos, ndërkohë që kaloi katër sezone tek ekipi i parë përpara se të transferohej te Barcelona në vitin 2013.

Pavarësisht dhimbjes së madhe, Neymar beson se ditë të mirë do të vijnë dhe bardhezinjtë do të rikthehen aty ku e kanë vendin.

Do të rikthehemi të buzëqeshim”, thekson 31-vjeçari në lidhje me dështimin e klubit 111-vjeçar. Që për herë të parë në histori nuk do të jetë mes më të mirëve në Brazil.

Humbja në shtëpi 1-2 përballë Fortalezas, e ardhur në minutën e 90+6’, rezultoi fatale për skuadrën e Santosit.

Tifozët, të zemëruar prej rrëzimit nga kategoria të ekipit të zemrës, kanë shpërthyer në revoltë, duke djegur makina dhe autobusë nëpër qytet.

Ndërkohë që nuk ka munguar përplasja e dhunshme mes tyre dhe forcave policore.

Santos ka fituar 22 tituj kampionë Paulista dhe 3 Kupa Libertadores, po aq sa Palmeiras, Sao Paulo, Gremio dhe Flamengo./ss

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme