Në kuadër të fushatës “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, u lansua Masa e Punësimit për Gratë e Mbijetuara të Dhunës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se nga sot e kanë nisur edhe një masë tjetër të punësimit nga e cila do të mund të përfitojnë gratë që janë viktima të dhunës në familje
“Nga sot, po e nisim edhe një masë tjetër të punësimit nga e cila do të mund të përfitojnë gratë që janë viktima të dhunës në familje. Përmes saj, qeveria do të subvencionojë 70% të pagës së të punësuarave për gjashtë muaj me radhë”, shkruan Kurti.
Ai tha se bashkë do të vazhdojmë punën për të eliminuar pabarazitë sociale që pengojnë pavarësimin ekonomik të grave dhe vajzave.
“Si dje, si sot dhe nesër, bashkë do të vazhdojmë punën për të eliminuar pabarazitë sociale që pengojnë pavarësimin ekonomik të grave dhe vajzave. Pa barazi gjinore nuk mund të kemi barazi shoqërore. Barazia është produkt i shoqërive të zhvilluara dhe parakusht i zhvillimit të mëtejmë të shoqërisë. Sa më e vogël pabarazia, aq më i madh zhvillimi”, shkruan Kurti./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...