Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka qëndruar për një vizitë në Ambasadën e Kosovës, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Konjufca aty u prit nga ambasadori Ilir Dugolli, me bashkëpunëtorët e tij.
Dugolli tha se kjo është një nder i veçantë.
“Nder i veçantë vizita e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në Ambasadën e Republikës së Kosovës në SHBA, në nisje të vizitës në Washington, D.C. Kryeparlamentari Konjufca dhe delegacioni i përbërë nga Deputetja Shqipe Mehmeti Selimi, Shefi i Stafit Ilir Kërçeli dhe Këshilltari Donik Sallova, u pritën nga Ambasadori Ilir Dugolli dhe stafi i Ambasadës”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...